Tiranë | PS lëshon thirrje për protestë në kujtim të tragjedisë së Gërdecit

alt

Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Besnik Baraj theksoi se kur kanë kaluar thuajse tre vjet nga shpërthimi tragjik i korrupsionit në Gërdec, autorët e këtij krimi enden akoma të lirë. “26 të vrarë e 300 të plagosur, e qindra familjarë që ende vajtojnë humbjen e të afërmve të tyre, dhe për të gjitha këto fajin e ka Saliu njësoj si t`i kishte vrarë e plagosur ata qytetarë të pafajshëm me dorën e tij. Prandaj nesër, në përvjetorin e tretë të tragjedisë në ora 17:00 shqiptarët do të protestojnë në Gërdec në kujtim të viktimave dhe për t`i thënë kurrë më regjimit vrastar të Saliut” theksoi Baraj. Sipas tij kur mbushen plot tre vjet nga shpërthimi që mori 26 jetë burrash, grash e fëmijësh, shqiptarët do të protestojnë në Gërdec për të kërkuar drejtësi për t`i thënë kurrë më regjimit vrastar të Saliut.

Advertisement