Tiranë | PS kërkon shqyrtim të pr/ligjit për ish-të përndjekurit

Në fillim të mbledhjes deputetët e Partisë Socialiste të opozitës kërkuan shqyrtimin sa më parë në parlament të p/ligjit “Për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve”. Sipas nënkryetarit socialist të komisionit, Fatmir Xhafaj, p/ligji, që synon kompensimin e kësaj shtrese, është paraqitur në komision që në fillim të muajit janar, por ende nuk po shqyrtohet. Ai kërkoi shqyrtimin me urgjencë të tij. Gjithashtu, Xhafaj ripërsëriti kërkesën e një dite më parë të deputetit Pandeli Majko, për thirrjen në seancë dëgjimore të ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, për të dhënë shpjegime lidhur me situatën e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve.  

Advertisement