“Në një përpjekje të turpshme për të mos thënë përsëri të vërtetën ministri foli për shembje që kanë ndodhur në Francë, në Turqi, në Itali, në Zvicër, madje edhe në Kine, po nuk tha çfarë ka ndodhur konkretisht në tunelin e Kalimashit. Ndërkohë që ne i ri kërkojmë të thotë: Çfarë volumesh janë shembur? Pse janë shembur? Cila është kostoja shtesë e këtyre volumeve? Si edhe të thotë po ashtu pse nuk jepet një informacion korrekt e i detajuar dhe pse nuk lejohet as media të bëjë detyrën e saj karshi publikut”, u shpreh Imeraj. PS vijon se do të vazhdojë të kërkojë llogari përballë keqqeverisjes sipas saj që po degradon përditë në keqbërje.