Tiranë – PS kërkon hetimin e pasurisë së Ilir Metës

Wednesday, December 10, 2025

Deputeti i PS-së, Taulant Balla tha sot se numri dy i qeverisë ka fshehur nga deklarimi i pasurive një apartament në Tiranë dhe një vilë në Gjirin e Lalzit. “Apartamenti prej 600 metra katrorë në bllok shkon 1.2 milionë euro ndërsa vila në Gjiirn e Lalzit shkon deri në 500 mijë euro”, tha Balla. Sipas deputetit socialist shuma e padeklaruar e zëvendëskryeministrit, njëherazi dhe kreut të LSI-së është rreth 1.7 milionë euro. Ai u shpreh se institucionet përgjegjëse duhet të nisin hetimet. “I bëjmë thirrje prokurorisë së përgjithshme dhe dhe ILDKP-së të nisin e hetimin për fshehjen e pasurisë që përbën majën e ajsbergut të pasurisë së Ilir Metës”, tha deputeti i PS-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -