Tiranë – PS kërkon hetimin e pasurisë së Ilir Metës

Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Saimir Tahiri duke reaguar pas deklaratave të ministrit Meta se opozita është fajtore për mosmarrjen e statusit kandidat kërkoi nga ky institucion që të nisë sa më parë hetimin e pasurisë së Metës. “I bëjmë thirrje ILDKP-së të hetojë pasurinë e Ilir Metës. Meta duhet të tregojë se si e ka blerë shtëpinë në bllok dhe vilën në Gjirin e Lalzit dhe ai nuk duhet të flasë për integrimin pas s`ka bërë asgjë për të përveç të bëhet palë me Berishën” theksoi Tahiri.

Advertisement