Tiranë – PS, kemi kërkuar aplikimin për në BE që në 2008

Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj tha se PS-ja e ka kërkuar këtë që në shtator 2008. “Më në fund Sali Berisha ka bërë ate c’ka ne kemi sugjeruar e kërkuar që nga muaji shtator i vitit të kaluar. është vonë po më mirë vonë se kurrë. Themelore për integrimin, janë standartet, prova e parë janë zgjedhjet, garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme si kushti i parë politik për një demokraci funksionale, si kriter i antarësimit në BE”, u shpreh Leskaj. Ps-ja ka në theme të programit të saj integrimin e vëndit ka thënë Leskaj duke shtuar se nëse socialistët vijnë në pushtet më 28 qershor, do të kenë angazhim maksimal për të përmbushur ëndrrën 18-vjecare të shqiptarëve për ta parë Shqipërinë si gjithë Europa.

Advertisement