Tiranë – PS e pranishme në Kuvend për të kërkuar transparencë

Ende nuk dihet e saktë axhenda e punimeve të seancës së sotme, por është paralajmëruar nga ana e opozitës, se ajo do të jetë e pranishme gjatë saj, vetëm për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve. Ndërkaq, parashikohet që në punën normale të Kuvendit, deputetët e Partisë Socialiste të jenë të pranishëm madje edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, por jo në ato të komisioneve parlamentare.