Tiranë – PS denoncon funksionimi e RTSH-së

Sipas Ulqinit, në edicionet informative dhe emisionet e RTSH-së mungon opinioni i qytetarëve dhe i opozitës, ndërsa protagonist kryesor është kryeministri Berisha në 90% të hapësirave. “Në 160 emisionet speciale të transmetuara vitin e kaluar nga RTSh, 80% e tyre kishin në qendër të tyre Kryeministrin Sali Berisha dhe ministrat e tij. As edhe një ”speciale” e vetme nuk trajtonte problemet dhe shqetësimet e ngritura nga opozita. Edicionet informative te RTSH-së prej ditësh kanë si protagonist kryesor në 90% të kohës televizive vetëm përfaqësuesit e qeverisë dhe të mazhorancës aktuale”, theksoi Ulqini gjatë një konference për gazetarët. PS dënoi presionin e fortë të drejtuesve të këtij institucioni, të cilët sipas Ulqinit i detyrojnë gazetarët të shkelin çdo ditë ligjin për mënyrën se si transmetuesi i vetëm publik në vend duhet të informojë publikun. “Paanshmëria në informimin e publikut, i cili paguan çdo vit taksë për këtë transmetues në mënyrë që ai të jetë i paanshëm, sot është standardi më i dhunuar në këtë institucion, edhe pse ky standard sanksionohet qartë në ligj si një detyrim thelbësor i funksionimit të RTSH-së” u shpreh Ulqini.

Advertisement