Tiranë – PS, Berisha hap kutitë ose largohu

Wednesday, December 31, 2025

“Papagajve të familjes Berisha u themi lëreni zhurmën e shpifjeve, është koha për prova e fakte para gjykatës. Sali Berisha të tregohet burrë të paktën një herë në jetë të vetë e të vërtetojë në gjykatë dhjetra paditë civile dhe më pas dhe 10 paditë penale që janë ngritur kundër tij” tha Imeraj. “Gjuha e urrejtjes që Sali Berisha përdor sa nga salla e Kuvendit sa nga foltorja e Kryeministrisë e së fundi edhe nga festa që i kushtoi shqiptarëve plot 4 milionë euro, ka turpëruar Shqipërinë e shqiptarët edhe në sytë e ndërkombëtarëve. Partia Socialiste dhe mbarë populli opozitar, i bën thirrje Berishës të hapë kutitë, njësoj si në Amerikë, Itali, Greqi, së fundmi në Rumani, madje dhe në Afganistan. Në të kundërt për të mbetet vetëm një zgjidhje: Të largohet” përfundoi zëdhënësja e PS-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -