Në një reagim të shkurtër për mediat, anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Megi Ajtyresa bëri me dije se ato që kryeqytetasit dëgjojnë përditë nga goja e kandidatit të “Aleancës për qytetarin” janë tërësisht gënjeshtra. “Po dëgjojmë përditë të tilla nga Luli e të tjerët, pra nga Saliu që s’ka asnjë ofertë për Tiranën”, tha Ajtyresa. Sipas saj 8 Maji është dita e llogarive të hapura të qytetarëve të Tiranës me Saliun për papunësinë, padrejtësinë dhe bllokimin e qëllimshëm të Këshillit Bashkiak. “Kurrë më një politikë e tillë për Tiranën e gjithë Shqipërinë”, nënvizoi në fund të reagimit të saj Megi Ajtyresa.

Advertisement