Rama u bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë sado pak për tu ardhur në ndihmë të dëmtuarve. “Partia Socialiste ka hapur në mesditë dy llogari bankare për të mbledhur ndihma financiare çdo shumë sado e vogël është shumë e madhe sot. Çdo anëtar i partisë sonë të derdhë kontributin e tij çdo simpatizant i partisë le të kontribuojë. Shpërndarja do të jetë transparente dhe do të kryhet nga banka në kohën e duhur. Çdo degë e Partisë Socialiste në Shqipëri apo emigracion të organizohet për të nxitur mbledhjen e ndihmës financiare. E përsëris nuk ka rëndësi madhësia e shumës por numri i atyre që kontribuojnë. Të tregojnë se dimë të bëjmë për njëri-tjetrin” tha Rama. Më tej kreu i opozitës nuk nguroi të bëjë përgjegjëse qeverinë për situatën e krijuar në veri ku sipas tij kjo nuk është rrjedhojë e motit të keq apo ngrohjes globale, por e keqqeverisjes. “Berisha të mos ngatërrojë radhën e punës, në fillim jetët e njerëzve dhe më pas përgjegjësit e pushtetarëve një më një” tha Rama i cili u bëri thirrje banorëve të evakuohen. Ndërsa i bëri apel prokurorisë të nise hetimet.