Tiranë | PS angazhohet për të mbështetur biznesin fason

Friday, December 5, 2025

Nëpërmjet këtij programi do të krijohen 51 mijë vende pune dhe do të mblidhen të ardhura në buxhetin e shtetit rreth 180 milionë USD ose 18 miliardë lekë. Kryesocialisti Edi Rama i ka prezantuar këto angazhime të Programit “Për një Rilindje Shqiptare” gjatë një takimi me bordin e fasonistëve. Në këtë takim fillimisht fjalën e kanë pasur fasonistët të cilët i kanë thënë kryetarit të PS-së se sot ata ndjehen plotësisht të braktisur nga shteti, pasi nuk kanë as përkrahje, as mbështetje, as financime dhe asnjë lloj lehtësie fiskale, ndërkohë që punësojnë shtresa në nevojë dhe sjellin miliona euro në vend. Si rrjedhim i kësaj situate, këto biznese janë detyruar të bëjnë shkurtime të konsiderueshme të punonjësve, shkurtime që shkojnë deri në 30%. “Jemi biznes që punësojmë 90% gra. Ky biznes ka efektin social, ka efektin ekonomik, sepse sjellim gjithë monedhën euro që qarkullon në vend. Jemi të vetmit që sjellim euron në Shqipëri. Duhet të kemi vëmendje më të madhe që të mos të vdesim. Por për ne duhen politika më të qarta si përsa i përket nxitjes së punësimit, që të paktën vitin e kaluar ka qenë një fond goxha i madh 10 milionë dollarë dhe nuk dihet se ku shkon ky fond. Ai fond të përdorej për punëtorët e rinj, për nxitjen e punësimit, për punëtorët pa eksperiencë, sepse nuk funksionojnë as shkollat profesionale.”, është shprehur një nga përfaqësuesit e bordit të fasonëve. Nga ana e tij kryesocialisti Rama është shprehur se humbja e 30% të vendeve të punës në 4 muaj është një situatë shokuese, e cila mund të evitohet vetëm duke i mbështetur fasonistët. Kreu i opozitës në bisedë me bordin e fasonistëve është angazhuar për politika konkrete që PS parasheh në programin e saj por ka shtruar nevojën për të patur edhe mendimin e tyre në këtë dokument themelor të qeverisjes socialiste:  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -