Tiranë – PS akuzon qeverinë për licensën për operatorin e katërt celular

Vendimi më i fundit i qeverisë për ti dhënë licensën pa tender, operatorit të katërt celular në Shqipëri, shkeli ligjin e prokurimeve duke bërë kështu favorizim në garën për të fituar licensën. Mësohet se tenderi u zhvillua nga Enti Rregullator i Telefonisë dhe po nga ky ent u anullua. Sipas këtij institucioni “asnjë nga firmat që synuan operatorin e katërt në vënd nuk plotësoi kriteret e vendosura”. Pavarësisht shpalljes së pavlefshme të tenderit, Këshilli i Ministrave vendosi që licenca ti jepet pa tender Post Telekomunikacionit, Kosovë që përfaqëson kompanitë Union Grup, Infosoft, Albania Drink Distribution, ACi Engineering shpk. Bashkimi i tyre ofroi 7.2 milionë euro për licensën e telefonisë së katër celulare në Shqipëri. Vendimi i Keshilli i Ministrave ka mbërritur në Kuvend ku dhe pritet të kalojë në komisionet përkatëse e më pas në seancën plenare për miratim. Ndër të tjera Brace ka akuzuar qeverinë për ndihmën dhe suportin ndaj ministrave të korruptuar duke i shpallur luftë Prokurorisë. “Ndërkombëtarët kritikojnë qeverinë për nivelin e lartë të korrupsionit, ndërkohë që në krye të piramidës është kryeministri Berisha, i cili sulmon Prokurorinë”, u shpreh Brace. Partia Socialiste theksoi se “zbatimi i ligjit, në vend nuk është i njëjtë për të gjithë, tashmë shqiptarët e dinë këtë dhe do ti përgjigjen me votë”. Ndërkohë selia rozë i kujton Berishës se nuk mund të ngrejë komision hetimor për Ramën, pasi një vendim i kushtetueses sipas tyre ndalon kuvendin të hetojë pushtetin vendor.

Advertisement