Tiranë – PS akuza qeverisë për H1N1

Përmes një deklarate për mediat, deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, theksoi se, “qeveria nuk ka marrë asnjë masë për virusin H1N1, dhe se nuk ka bërë ende asnjë porosi për vaksinat”. Beqja shtoi gjithashtu se, “qeveria shqiptare nuk ka me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) asnjë marrëveshje konkrete për ndonjë sasi vaksinash, përkundrazi ajo është në pritje të dhuratave që mund të bëjë kjo organizatë”.

Advertisement