Sipas tij, pjesa më e madhe e ngelësve në provimin e letërsisë ishin të rinj që kishin mbaruar arsimin e mesëm me korrespondencë, ndërsa rezultatet më të mira edhe këtë vit morën maturantët e kryeqytetit. Drejtori i Arsimit Parauniversitar sqaroi se çdo maturant që ka pakënaqësi për notën mund ta verifikojë testin me specialistë të fushës, por në bazë të rregullores nuk ka rivlerësim të tij. Nga korrigjimi i testit të gjuhë-letërsisë rreth 145 maturantë nuk kanë marrë akoma përgjigjen e notës. Sipas Vejsiut, dyshohet se këta maturantë kanë kopjuar, por gjithçka do të sqarohet në ditët në vazhdim. Ndërkohë, 43 mijë maturantë u testuan të shtunën për provimin e dytë të matematikës dhe rezultatet pritet të dalin pas 10 ditësh.