Prokurori i çështjes i kërkoi gjykatës shpalljen fajtorë dhe dënimin me 11 vjet burg secili për dy të pandehurit Ahmet Ferhati dhe Artan Aliaj. Ndërsa për dy të pandehurit e tjerë Zamir Katrri dhe Rrahman Demaj, akuza kërkoi shpalljen e tyre fajtor dhe dënimin me nga 13 vjet secili. Sipas konkluzioneve përfundimtare të akuzës, katër të pandehurit më datën 13 qershor të vitit 2007 kanë tentuar të trafikojnë dhe të shesin katër pistoleta të tipit “Mini Bloë”, kundrejt shumës 60 mijë lekë secila. Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, ka dalë se armët ishin blerë në Kosovë dhe do të shiteshin në qytetin e Shkodrës.