Tiranë | Prokuroria kërkon 2 vite burg për Ilir Metën

alt

Ne seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Lartë prokurori i çështjes ka dhënë pretencën duke dhënë edhe arsyet se pse Meta duhet dënuar për veprën penale të korrupsionit aktiv dhe abuzimit me detyrën. Sipas prokurorit provat kundër tij janë vërtetuar gjatë gjykimit ndërsa ka shtuar se tabulatet vërtetojnë favorizimet që ish-Zv.kryeministri Ilir Meta u bënte kompanive të ndryshme për marrjen e koncesioneve. I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi I mbrojtjes së Metës, kundër qëndrimit të prokurorisë duke I cilësuar këto qëndrime si të pambështetura në prova. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta akuzohet për korrupsion aktiv dhe abuzim me detyrën, pas publikimit të videos së përgjuar nga ish ministri i Energjetikës në zyrën e këtij të fundit më 1 mars të 2010. Seancën e kaluar, Gjykata pranoi të gjitha provat shkresore të mbrojtjes ndërsa hodhi poshtë prokurorinë për disa nga provat që prej saj, konsideroheshin të rëndësishme. Trupi gjykues pranoi të merrte në cilësinë e provës nga ana e akuzës, vetëm laptopin , USB-në dhe orën që ka shërbyer si kamera gjatë video-përgjimit të famshëm.

Advertisement