Tiranë | Pritet vendimi i Kolegjit Zgjedhor

alt

Opozita ka kërkuar nga Kolegji detyrimin e KQZ-së, që të marrë në shqyrtim padinë për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 284 qendra votimi. Padi, e cila u rrëzua pak ditë më parë nga KQZ-ja për tejkalim afatesh nga ana e Partisë Socialiste. Nga ana tjetër Partia Demokratike ka deklaruar se kërkesa e PS-së, për veç paqartësive ligjore, është jashtë afteve. Pritet që sot në orën 10:00 Kolegji të jap vendimin në lidhje me padinë e PS-së. Trupa gjykuese përbëhet nga; Sashenka Jonuzi, Meriban Mullai, Marie Qiriazi, Dhurata Haveri dhe Astrit Kalaja.

Advertisement