Prokuroria do të lexojë pretencën vëllimore prej 500 faqesh ku do të japë edhe masat e dënimit për të 29 të pandehurit e këtij supergjyqi. Dy javë më parë prokurorët e Gërdecit kërkuan më shumë kohë për përgatitjen e dosjes për shkak të vëllimit të çështjes dhe numrit të madh të të pandehurve. Për shkak të tejzgjatjes së çështjes të 29 të pandehurit e superprocesit të Gërdecit, mes të cilëve të akuzuarit kryesorë Mihal Delihorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxolli e Sokol Ngjeçi që kanë dalë nga qelitë pak muaj më parë, mund të dënohen me kohën e paraburgimit dhe me gjobë.
Tiranë | Pritet pretenca për tragjedinë e Gërdecit
Saturday, January 17, 2026
RELATED ARTICLES


