Modeli i diplomave qe ofron Universiteti i Tiranes, sipas sistemit te Bolonjes, pritet te miratohet gjate kesaj jave. Burime zyrtare te UT-se bejne te ditur se miratimi i diplomave, ne baze te ndryshimeve te percaktuara, do te kryhet ne daten 25 mars, ne mbledhjen e radhes se senatit. Specialistet e Universitetit te Tiranes pohojne se pervec elementeve te reja qe kane shtuar fakultetet, diplomat do te permbajne detyrimisht stemen e Republikes se Shqiperise, emblemen e institucionit perkates te arsimit te larte qe e leshon, emertimin e diplomes, daten e mbrojtjes se tezes se diplomes, numrin e amzes, etj.