Tirane – Priten delegacione per te vleresuar perparimin e Shqiperise per liberalizimin e vizave

Te henen pritet te mberrijne perfaqesuesit e pare te Komisionit dhe vendeve anetare te Bashkimit Evropian ne Shqiperi te cilet do te vazhdojne te vijne deri ne fund te muajit, kur dhe do permbyllet faza e monitorimit qe do t’i behet vendit tone, per sa i takon permbushjes se standardeve qe kane te bejne me liberalizimin e vizave. Grupet do te jene te alternuara mbi bazen e tematikave te vecanta qe do te monitorohen dhe kontrollohen. Mesohet se ne perberje te tyre do te jene perfaqesues te Komisionit Evropian, por edhe te derguar nga vende te ndryshme qe jane pjese e unionit. Ata do te zhvillojne mbi 100 takime ne disa prej institucioneve kryesore ne vend, mes tyre me funksionaret e qeverise, Kuvendit, Ministrise se Brendshme, Ministrise se Mbrojtjes, Integrimit etj. Pala shqiptare eshte e detyruar qe te plotesoje çdo kerkese te perfaqesuesve te Komisionit Evropian dhe “te hape” dyert e te gjitha institucioneve qe kane lidhje me standardet qe duhen plotesuar per liberalizimin e vizave. Ne fund te muajit mars, kur dhe perfundon procesi i monitorimit, te derguarit do te hartojne nje raport permbledhes per fazen ne te cilen ndodhet Shqiperia ne permbushjen e standardeve.
Advertisement