KLSH ka konstatuar shumë shkelje dhe abuzime me ligjin dhe fondet publike në KESH dhe ka kërkuar masa të rrepta për KM dhe drejtues të KESH-it. Ministri Prifti kërkoi në mbledhjen e parë të organit drejtues të shoqërisë analizimin me përgjegjësi të konkluzioneve të Kontrollit të Lartë të Shtetit si dhe marrjen e masave të nevojshme për mbarëvajtjen e administrimit të shoqërisë. Këshilli Mbikqyrës i sapoemëruar i shoqërisë ka në përbërje të tij personalitete të njohura të ekonomisë, energjitekës dhe akademisë. Në mbledhjen e tij të parë, Këshilli Mbikqyrës zgjodhi si kryetar zotin Pjetër Dema, i cili ka një eksperiencë të gjatë në sektorin e energjisë. Z. Dema ka ushtruar më parë detyrën e zv/ministrit të Energjisë dhe ka qenë kryetar i Entit Rregullator të Energjise. Anëtarë të tjerë të Këshillit të ri Mbikqyrës janë edhe Jorgaq Kaçani, rektor i Politeknikut, Zef Preçi si edhe ekspertë të tjerë të ekonomisë.