Tiranë – Prifti, nuk përjashtojmë mundësinë e shkarkimit të hidrocentraleve

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni gjatë një konference për shtyp, ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, sipas të cilit edhe pse aktualisht nuk kanë nisur shkarkimet në Fierzë, ato nuk përjashtohen. Sipas tij, vendi vazhdon të prodhojë energji në mënyrë maksimale si edhe të eksportojë në të tilla nivele, duke arritur vetëm në orët e fundit një shtim të prodhueshmërisë me 300 milionë kV/orë energji, ndërsa rezerva totale është 1 miliardë kV/orë, me të cilat mund të sigurohet energji për muaj të tërë. Nga ana tjetër, Prifti bëri me dijeni se Fierza po i afrohet pikës kritike dhe vetëm gjatë 24 orëshit të fundit ajo është rritur me 87 centimetra, ndërsa Komani me 99 centimetra dhe Vau i Dejës me 15 centimetra.

Advertisement