Tiranë – Prifti, ekonomia jonë në nivele të mira

Një fakt i tillë është pohuar nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, sipas të cilit, është fakt se ekonomia e vendit tonë ka një nivel të mirë të saj, krahasuar me vendet e tjera të rajonit që janë prekur rëndë nga kriza financiare globale. Sipas tij, eksportet kanë pësuar rënie me 8% dhe importet më pak, me 1.8%, por gjithsesi, kjo nuk ka ndikuar aspak në staniacionin e ekonomisë shqiptare. “Ftoj politikanët të mos deformojnë shifrat”, tha më pas ministri Prifti, duke publikuar të dhënat e tregtisë së jashtme për vitin e kaluar.

Advertisement