Tiranë | Prezantohet reforma në Drejtësinë Penale, ashpërsim i dënimeve

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi prezantoi sot reformën e Drejtësisë Penale, të hartuar në bashkëpunim me Misionin Euralius, që parashikon ashpërsimin e dënimit për këdo që kryen vepra penale. “Me këtë paketë penale, tha Halimi, dënimi minimal do të jetë 10 vjet burg pa të drejtë lirimi me kusht, për veprën penale të armbajtjes pa leje, si dhe 38 vjet pa të drejtë lirimi me kusht, nga 25 vjet që ishte më parë për kryerjen e një vepre penale, si vrasje..etj, dhe në rast se veprat penale janë më shumë se 1 atëhere dënimi do të jetë i përjetshëm dhe pa të drejtë lirimi me kusht”, theksoi ai, duke garantuar se çdo person që kryen një vepër penale do të vuaj dënimin e tij çdo ditë dhe pa asnjë mundësi devijimi, pasi ka ardhur dita që ti themi ndal krimit dhe kriminelëve. Po ashtu, Halimi theksoi se ashpërsim të masave do të ketë për këdo që konsumon krim në familje, krim ndaj personave me uniformë, si polic, oficerë etj, si dhe këdo që ka ndërmënd të realizoj veprën penale të hakmarrjes, duke filluar nga 38 vjet në rastin më të mirë dhe burgim të përjetshëm në rastin më ekstrem, gjithmon pa të drejtë lirimi me kusht theksoi Ministri i Drejtësisë. “Kjo paketë, tha ai, krahas forcimit të kodit penal, rrit sigurinë se aksush nuk bëhet dot mbrojtës i atyre që kryejnë vepër penale. Askush nuk mund ti shpëtoj dënimit të tij, pasi kjo paketë penale, garanton vuajtjen e plotë të dënimit. Kjo paktëm theksoi Halimi, garanton jetën e çdo qytetari dhe i thotë krimit të zbrapset”, përfundoi Ministri i Drejtësisë. Flamur Noka, Ministër i Brendshëm, duke vlerësuar paketën e re të drejtësië penale i bëri apel opozitës që të dal nga tyneli i bashkëpunimit me krimin dhe të ndalë sulmin e paepur për të sulmuar shtetin dhe organet ligj zbatuese, dhe të radhitet në krah të uniformave blu në mbështetje të ligjit, pasi kjo do të ishte e vemtja mënnyrë që opozita ti japi një sinjal pozitiv qytetarëve duke ndalur aleancat me krimin dhe duke i’u rikthyer rrugës së drejtë”. Ministri i Brendshëm gjithashtu tha se kjo paketë është një aleate mjaft e mirë e agjencive ligj-zbatuese. “Ministria e Brendshme, tha ai, e konsideron këtë paketë si një armë në duart shtetit për të luftuar me forcë krimin, duke rritur cilëin e jetës, duke garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe duke dëshmuar serjozitet dhe profesionalizmin, që i takon një shteti ligjor”. “Kjo paketë, vijoi ai, gjithashtu inikurajon policinë e shtetit, duke i dhënë sigurinë në punën ne saj të përditshme, të ketë rritje të përformancës. Kjo paketë, do të kete impaktin kryesor tek sigura e jetës dhe pronës së shoqërisë shqiptare, pasi kryefjala jonë është zero tolerancë ndaj krimit, korrupiosonit dhe çdo lloj vepre penale, duke garantuar një mjedis të sigurtë për cilindo qytetar ligj-zbatues”, përfundoi Ministri i Brendshëm Flamur Noka. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu vlerësoi Paketën e ndëshkimit të dënimeve për disa vepra penale, të hartuar nga Ministria e Drejtësisë. Bregu uroi që opozita të votojë paketën pasi kjo nisëm kërkon 3/5 e votave. “Më vjen mirë dhe Ministria jonë kontribuoi me propozime të një sërë ndryshimesh në nenet e kësaj pakete. Uroj që paketa të votohet në parlament pasi kërkon votimin me 3/5 dhe shpresoj të mos ketë fatin e 3 ligjeve”. Avokati i Popullit, Igli Totozani gjatë fjalës tha se, “është në të mirën tonë që ndryshimet e propozuara të jenë të studiuara, si dhe të gjejmë zgjidhjr të përshtatshme për të luftuar fenomenin e gjakmarrjes dhunës në familje dhe ndaj grupeve të caktuara.” Ndërsa, Kryeprokurori Adriatik Llalla, edhe ai i pranishëm në prezantimin e kësaj paket, shprehu bindjen se prokurorët do kërkojnë në gjykatë dënimet më maksimale me qëllim dënimin dhe parandalimin e krimit. Llalla shprehu mbështetjen e institucionit që ai drejton në çdo nismë që ka si qëllim forcimin e ligji dhe luftën kundër krimit.

Advertisement