Tiranë | Prezantohet Forumi Shumëpalësh për Përgjegjësinë Sociale të Korporatës

Saturday, January 17, 2026

Me politikat e zhvillimit të sektorit privat, krahas përpjekjeve dhe arritjeve të biznesit shqiptar, konceptetet për zbatimin e përgjegjësisë sociale të koorporatës po gjejnë vend gjithnjë e më shumë në praktikat e biznesit. Nisur nga kjo qeveria shqiptare, në veçanti METE, ka si pjesë të përgjegjësive të saj të udhëheqë dhe të koordinojë këtë proces të rëndësishëm, ndërkohë që një rol të rëndësishëm, veç organizatave të biznesit, kanë edhe institucionet publike, si dhe pjesa e shoqërisë civile shqiptare duke përfshirë edhe mediat. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë forum, zëvendësministri i METE, z. Enno Bozdo tha se ky institucion ka marrë angazhimin për të nxitur Përgjegjësinë Sociale të Biznesit (PSB) si një element të rëndësishëm për kompanitë dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare në tërësi. “Për këtë arsye, ne formalizojmë sot këtë Forum Shumëpalësh për Përgjegjësitë Sociale të Biznesit. Një forum ky, i përbërë nga përfaqësues të sektorit publik dhe privat, i cili ka si qëllim inkurajimin e komunitetit të biznesit dhe administratën publike në zbatimin e praktikave më të mira mbi përgjegjësitë sociale, si dhe ndërmarrjen e aksioneve të përbashkëta për çështjë shumë të rëndësishme siç janë mbrojtja e mjedisit, mbështetja sociale, nxitja e investimeve dhe e punësimit”- theksoi z.Bozdo. Për të mbështetur këtë iniciativë, PNUD, nëpërmjet programit të Kompaktit Global, ka ofruar mbështetje për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në hartimin e një projekt dokumenti të politikave dhe të planit të veprimit. Duke shpjeguar projekt-dokumentin e politikave dhe projekt planin i veprimit që do të jenë pjesë e një procesi të hapur dialogu me të gjithë aktorët dhe faktorët e këtij procesi, zv/ministri z.Bozdo renditi objektivat kryesore të tij, që mbëshështeten në 6 kolona kryesore: – Rritja e ndërgjegjësimit për Përgjegjshmërinë Sociale të Biznesit si një element kyç për një biznes të qëndrueshëm në një ekonomi tregu – Krijimi dhe matja e indikatorëve për vlerësimin e performancës së PSB ndërmjet kompanive, ndërmjet sektorëve kyç të ekonomisë, në nivel kombëtar – Krijimi i një mjedisi në të cilin ka iniciativa të qarta, të përshtatshme dhe kuptimplota për përfshirjen e praktikave të PSB në sjelljen e biznesit – Forcimi i aftësimit dhe kompetencave të PSB-së me një fokus të veçantë në një numër fushash kryesore, përfshirë ndërtimin; turizmin; SME-të; kompani të orientuara në eksport si dhe FDI; – Forcimi i kulturës së deklarimit dhe mbështetje për raportime transparente, në kohë të përshtatshme nga kompanitë, mbi impaktin e tyre social dhe mjedisor; – Vlerësimi me çmim për ekselencën dhe progresin në PSB ndërmjet kompanive në Shqipëri dhe në sektor specifik. Duke e quajtur si shumë të rëndësishëm promovimin e PSB nga media, zv/ministri z. Bozdo tha se “Ne kemi nevojë për median, për një fushatë të fuqishme ndërgjegjësimi, duke evidentuar biznese që aplikojnë suksesshëm PSB në kompanitë e tyre, duke transmetuar emisione televizive dhe radiofonike për njohjen dhe praktikat më të mira të zbatimit të PSB në Shqipëri. Për këtë arsye dua t’i bëj thirrje medias këtu prezente për ta përkrahur këtë iniciativë shumë të rëndësishme”. Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD-it në Shqipëri, Zineb Touimi- Benjelloun përshëndeti inisiativën e Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, për promovomin e Përgjegjësive Sociale të Biznesit, duke pohuar se PNUD, nga ana e tij do të vijojë të mbështesë implementimin e këtij dokumenti politikash.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -