Tiranë | Prezantohen projektet finaliste për zgjerimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës

Sunday, December 14, 2025

“Kjo javë është e rëndësishme për Tiranën, në planifikimin e vizonit të saj afatgjatë. Do të shohim edhe njëherë dy projektet finaliste dhe hartuesit do të na argumentojnë se pse projektet e tyre janë më të mirët dhe si i përgjigjen ato kërkesave që i shtroi Bashkia, parametrave të zhvillimit afagjatë dhe të qendrueshëm, vizionit tonë për një qytet modern europin, por dhe inetersit të dhjetra mijra qytetarëve, të cilët kanë patur rastin t’i vizitojnë maketet dhe të njihen me to, por kanë parashtruar dhe sygjerime”, tha kryebashkiaku Lulzim Basha. Ai prezantoi edhe njeherë para opinionit publik dy masterplanet e studiove finaliste që u përzgjodhën në muajin mars mes 20 studiove konkurrente. Duke e konsideruar këtë projekt më madhorin në 80 vitet e fundit dhe më të rëndësishmin për 50 vitet e ardhshme, Basha tha se menjëherë pas përzgjedhjes së fituesit në ditët në vijim, do të nisë zbatimi i zgjatimit të Bulevardit, një projekt që prek 1/5 e qytetit. Sipas Bashës, cilësia e projekteve ka qenë e lartë, ndërkohë që bashkia në këto tre ditë do i kushtojë kohë dhe do kërkojë dhe vëmendjen e qytetarëve të Tiranës për të marrë vendimin përfundimtar. Në 3 ditët e para të kësaj jave në Galerinë e Arteve do të publikohen 2 projektet finaliste dhe përfaqësuesit do te argumentojnë se përse projekti i tyre është më i mirë dhe si i përgjigjet ai parametrave të zhvillimit afatgjatë dhe vizionit për një Tiranë europiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -