Tiranë – Presidenti Topi uron Rompuy për zgjedhjen si President i BE

Saturday, December 6, 2025

“Kjo zgjedhje, rrjedhojë e Traktatit të Lisbonës, do ta forcojë ndjeshëm rolin e Bashkimit Evropian, si zë të fuqishëm politik dhe ekonomik në arenën ndërkombëtare. Shqipëria, vend i Ballkanit Perëndimor, anëtare e NATO-s dhe aspirante për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, e vendosur të luajë një rol moderator në rajon, kontribuese në stabilitetin, zhvillimin e integrimin e tij, çmon shumë të rëndësishme njëzëshmërinë politike të Bashkimit Evropian ndaj proceseve integruese të vendeve të rajonit tonë”, citon Topi në këtë mesazh. Më pas, ai thekson bindjen në vazhdimësinë e mbështetjes së Shqipërisë ndaj BE dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ngushtë mes palëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -