Tiranë – Presidenti Topi u dërgon mesazh ngushëllimi presidentit dhe kryeministrit italian

Në mesazhin e tij drejtuar dy krerëve të shtetit italian Topi shkruan se “Me keqardhje të madhe mësova për fatkeqësinë natyrore që preku rajonin e Abrucos duke shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme materiale. Dëshiroj të shpreh hidhërimin tim për këtë ngjarje tragjike që preku popullin mik italian dhe të dërgoj ngushëllimet më të thella për familjarët e të afërmit e viktimave në emrin tim dhe në emër të popullit shqiptar”, mësohet të jetë shprehur presidenti Topi. “Ju lutem, pranoni ndjenjat e mbështetjes dhe të solidaritetit të popullit shqiptar për të përballuar këtë situatë të vështirë të krijuar nga tërmeti në rajonin e Abruzzos dhe veçanërisht në qytetin e Aquilas”, theksohet në mesazhet e Presidentit Topi dërguar Presidentit dhe kryeministrit italian.

Advertisement