Tiranë – Presidenti Topi thirrje partive të mos përhapin kaos tek qytetarët për kartat

Në një takim të zhvilluar me studentë të vitit të tretë të Politikës në Tiranë presidenti vlerësoi zgjedhjet si mjaft të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe për rajonin e Ballkanit. Presidenti Topi i bëri apel qytetarëve të pajisen me karta identiteti dhe të mos vënë në dyshim zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. “Partitë ti largohen debatit dhe të gjejnë zgjidhje të mos krijojnë kaos tek qytetarët. Politika ka dhënë shenjë që kur ka dashur të marrë vendime të rëndësishme i ka marrë brenda një nate. Nuk ka vendim më të rëndësishëm sesa të krijohet një situatë e qetë, dhe kontakti me partitë tek qytetarët të mos i kthehet në stres. Shqipëria duhet të japë provën e madhe që zgjedhjet do të jenë korrekte dhe të mos kontestohen”- deklaroi presidenti Topi.

Advertisement