Në fjalën e tij në konferencën e organizuar për 20-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, kreu i shtetit theksoi se vetëm duke vepruar me përgjegjësi politika do të vihet në funksion të qytetarit dhe do t’i shërbejë interesave të vendit. “Ne kemi një popullsi të re në moshë dhe ata meritojnë të dëgjohen dhe të respektohet vullneti i tyre. Sot Shqipëria është në NATO dhe aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian prandaj për ne kërkohet një sjellje e re në politikë” ka shtuar Topi. Sipas presidentit Topi politikanët shqiptarë shpesh herë përdorin retorika të cilat nuk janë në përputhje me standartet demokratike. Ai vuri në dukje se Shqipëria e konsideron SHBA-në një mik të madh dhe një partner strategjik për interesat e saj kombëtare.


