Tiranë – Presidenti Topi takohet me kreun opozitar Rama dhe deputetin Brace

Kryesocialisti Rama dhe deputeti Braçe e informuan Presidentin e Republikës rreth një shqetësimi të tyre në fushën e drejtësisë. Zyra e Shtypit e Presidencës nuk jep detaje se cila është çështje konkrete për të cilën janë ankuar drejtuesit e PS-së. Pasi i dëgjoi me vëmendje, Kryetari i Shtetit dhe njëkohësisht Kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i siguroi se institucionet e drejtësisë do të shqyrtojnë çështjen në fjalë me paanshmëri në funksion dhe në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, njofton Presidenca.

Advertisement