Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov, Topi theksoi se implementimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit do të krijojë edhe kushtet që popullsia shqiptare në Maqedoni të gëzojë të drejtat që i takon. “Kemi diskutuar edhe për çështje që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe sot kam shprehur pozicionin e Shqipërisë që implementimi sa më i plotë dhe më korrekt i marrëveshjes do të krijojë të gjitha kushtet që edhe popullsia shqiptare në Maqedoni të gëzojë të gjithë të drejtat dhe do ti shërbejë një stabiliteti të Maqedonisë dhe prespektivës të këtij vendi mik në intergimin euroatlantik” theksoi Topi. Gjithashtu presidenti Topi theksoi se një nga çështjet e tjera të rëndësishme për të cilat ka diskutuar me homologun e tij maqedonas është edhe Koridori i 8. Sipas tij ndërtimi i Koridorit të 8 nuk është i rëndësishëm vetëm për të dyja vendet por edhe për të gjithë rajonin.