Sipas Topit sistemi i drejtësisë po operon me profesionalizëm por shteti ligjor ka nevojë për kontributën e të gjithëve për krijimin dhe fizionominë e gjyqësorit. Në mbledhjen e sotme KLD-ja ka dekretuar 10 magjistratët e rinj që janë Rezarta Mataj, Enerjeta Deraj, Sonjela Voskopi, Esmeralda Ceka, Alma Hoxha, Vojsava Osmanaj, Gentian Hamiti, Matilda Shalla, Irida Kacerja, dhe Ervin Trashi.