“Fatkeqësisht, kur duhet të flasë vetëm drejtësia, beteja e gjatë politike që shkaktoi 21 janarit vazhdoj të shkaktojë fajtorë e akuzues, duke anashkaluar thelbin dhe duke penguar drejtësinë në të gjitha hapat e saj. Unë kam besim se drejtësia do të dijë të kapërcejë këtë krizë”, theksoi Topi Sipas tij, nënshtrimi dhe frikësimi ndaj pushtetit të politikës do të ishte fatale për shtetin e së drejtës. “Suksesi dhe përballja me politikën do të rimëkëmbë besimin e humbur. Fryma e ligjit dhe ligjet që burojnë nga Kushtetuta për institucionet e pavarura, varen vetëm nga Kuvendi” shtoi më tej Topi. Më tej kreu i shtetit theksoi se ndërgjegjja dhe përgjegjësia e shoqërisë shqiptare kanë arritur në një stad për të kuptuar mendësinë e pushtetit politik që nënkupton tkurrjen e institucioneve. “Në një shtet demokratik, pavarësia e institucioneve përbën shpirtin e demokracisë. Unë flas dhe duhet të flas në emër të qytetarëve dhe jo në emër të partive. Presidenti përfaqëson interesat e të gjithë shtetasve. Unë mbetem zëdhënësi i atyre që janë të pa kënaqur nga kjo politikë, pavarësisht se mund të kenë votuar”, shtoi më tej Topi. Ndërkohë presidenti Topi është shprehur se do të mbështesë një hetim të pavarur, të paanshëm dhe jo politik të ngjarjeve të 21 janarit.


