Tiranë | Presidenti Topi: palët politike të dalin mbi interesat personale

Saturday, January 17, 2026

“Shqipëria humbi edhe njëherë shansin historik për të hedhur hapa serioze në përafrimin e vet me Bashkimin Evropian”, thekson Presidenti Topi në mesazhin e tij. Presidenti nënvizon se kjo është përgjigjja e dytë negative për Shqipërinë dhe në të dyja rastet për të njëjtat problematika që lidhen kryesisht me përgjegjësinë e pambajtur të institucioneve politike në Tiranë. Kreu i Shtetit deklaron se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një aspiratë me interes kombëtar për Shqipërinë, ndaj tha ai, në momente të tilla qytetarët dhe publiku kanë të drejtë të ndihen të braktisur nga klasa e tyre politike. Presidenti Topi duke iu referuar deklaratave të djeshme pas raportit nga krerët e mazhorancës dhe opozitës, shpreh keqardhjen se palët politike nuk pranuan asnjë përgjegjësi konkrete, por si zakonisht fajësuan palën kundërshtare për shansin e humbur të integrimit. Presidenti thekson më tej se ai si qytetar e refuzon këtë praktikë dhe këtë qëndrim të palëve. Ai u drejtoi ndërkaq një apel të qartë partive të mëdha politike dhe lidershipit të tyre, që me përgjegjësi përpara qytetarëve dhe vendit, të gjejnë forcë dhe aftësi për të dalë mbi interesat personale e politike të momentit dhe të bashkojnë energjitë përfaqësuese në dobi të reformave reale të integrimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -