Tiranë | Presidenti Topi mirëpret rikthimin e dialogut politik

alt

Kështu ka deklaruar Presidenti i Republikës, Bamir Topi, një ditë pas arritjes së kompromisit mes mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e Komisionit të Reformës zgjedhore, ngritjen e një grupi pune për shqyrtimin e projektligjeve me 3/5 e votave dhe për ndryshimin e rregullores së Kuvendit sipas asaj të PE-së. Në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të Presidencës, Kreu i Shtetit mirëpret rikthimin e dialogut politik dhe institucional në Parlament midis partive politike të mazhorancës dhe të opozitës. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës inkurajon forcat politike parlamentare, që të ndërmarrin një proces gjithëpërfshirës dialogu, dhe me vullnet të qartë politik të bashkojnë energjitë e tyre për të realizuar dhe votuar në kohë reformat e premtuara prej tyre, dhe ato të cilësuara në Raportin e Përparimit të Komisionit Evropian mbi Shqipërinë.

Advertisement