Tiranë – Presidenti Topi mesazh ngushëllimi presidentit Sejdiu për tragjedinë e Lumit Tisa

“Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, më lejoni t’ju përcjell ju si Kryetar i Shtetit të Kosovës dhe nëpërmjet jush familjarëve të të gjitha viktimave ngushëllimet më të thella e të sinqerta për këtë humbje të rëndë”, thuhet në mesazhin e Topit, dërguar Sejdiut. “Ju lutem, pranoni zoti President, ndjenjat e mbështetjes dhe solidaritetit të sinqertë e të palëkundur të mbarë popullit shqiptar në këto çaste të rënda të kësaj tragjedie njerëzore!” përfundon mesazhi ngushëllues i Presidentit të Shqipërisë drejtuar Presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu.

Advertisement