Në mesazh, thuhet: “I nderuar Zoti President, Me hidhërim të thellë mësova për tërmetin shkatërrimtar e tragjik që goditi Republikën e Haitit në datën 12 janar, duke shkaktuar shumë humbje jetësh, shumë të lënduar dhe dëme materiale, duke e dëmtuar seriozisht kryeqytetin dhe vendin tuaj. Më lejoni, Shkëlqesi, që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh juve dhe familjeve e të afërmve të viktimave, solidaritetin me vendin tuaj dhe ngushëllimet më të thella për të gjithë popullin e Haitit që u trondit nga kjo katastrofë, duke shpresuar që situata të kapërcehet sa më lehtë”, – thuhet në mesazhin e ngushëllimit që Presidenti Topi i dërgoi homologut të tij të Haitit.