Tirane – Presidenti Topi, java e samitit te NATO-s, jave historike per shqiptaret

Presidenti Bamir Topi u shpreh gjatë një konference me temë “Shqipëria në NATO” të zhvilluar sot në Tiranë nën praninë e dhjetra ambasadorëve dhe trupave të tyre diplomatikë të akredituar në Shqipëri se zgjedhjet e ardhshme janë një test për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Presidenti Bamir Topi i ka cilesuar zgjedhjet e 28 qershorit jo vetem si test per hyrjen ne BE, por edhe si gur prove qe anetaresimin ne NATO ta kthejme ne nje pergjegjesi te permbushur me sukses. “Standardet e kerkuara nuk permbushen vetem me infrastrukture zgjedhore, por me fushate transparente, vizionare dhe etike, qe njerezit te ndergjegjesohen se me vote do te zgjidhin problemet”, u shpreh Topi. Sipas tij, politika ka pergjegjesine qe permes zgjedhjeve te shkepuse vendin nga udhekryqet historike. Topi gjithashtu shtoi se vetëm duke bërë një fushatë transparente dhe nëpërmjet votës së lirë vendi ynë mund të bëhet pjesë e së ardhmes europiane. Një apel tjetër i është drejtuar politikanëve që do të zgjidhen në këto zgjedhje parlamentare. “ Përpos detyrimit ligjor ndaj shtetasve të saj, politika shqiptare nëpërmjet zgjedhjeve parlamentare të muajit qershor, ka përgjegjësinë e madhe ta shkëpusë përfundimisht këtë vend nga udhëkryqet historike dhe politike”, tha Topi.  Ai e cilesoi javen e samitit te NATO-s, si javen historike qe do te kurorezoje endrrat dhe aspiraten e shqiptareve. Ndonese Shqiperia hyri ne marredheniet me NATO-n me nje pervoje te munguar per shkak te izolimit te diktatures, presidenti i ka vleresuar si cilesore dhe dinamike raportet me aleancen. “4 prilli do te jete dita e ktheses se madhe dhe rikthimi ne vendin qe na takon”, tha Topi duke iu referuar anetaresimit, si permbushje te njeres prej ambicieve tona me te medha. “Procesi i integrimit nuk mbaron me anetaresimin ne NATO, pasi pergjigjja ndaj sfidave duhet te jete afatgjate. Ne aspektin rajonal kemi pergjegjesi ne rritje ne mbeshtetje te aspiratave integruese te shqiptareve ne vendet fqinje”, u shpreh kreu i shtetit, duke iu referuar mbeshtetjes per shtetin e ri te Kosoves dhe permbushjes se parimit per nje rajon te cliruar nga mendesite e vjetra dhe me vizion euroatlantik. “Detyrat e anetaresimit duan angazhim serioz te institucioneve, me shume liri, me shume investime, emancipim te elites politike, ritme me te shpejta drejt BE-se, kerkojne reforma politike dhe administrative, forcim te institucioneve qe mbeshteten ne sundimin e ligjit, lufte kunder krimit e korrupsionit, reforma ne sistemin e drejtesise”, tha Topi.  Por për kreun e shtetit anëtarësimi i Shqipërisë në NATO nuk ka më dyshime. “Në fund të kësaj jave, më 4 prill, në Samitin e Strasburg-Kehl-it, në ditën e shënuar të 60-vjetorit të krijimit të Aleancës, vetëm një vit pas marrjes së ftesës për anëtarësim, Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në Organizatën më të madhe të demokracisë dhe të sigurimit, në NATO”, theksoi ai duke shtuar se kjo është meritë e popullit shqiptar dhe aleatëve ndërkombëtarë.
Advertisement