Lajmi i konfirmuar prej drejtorisë së Informimit Publik të Presidencës, sqaron më tej se kreu i shtetit paraqitet i gatshëm për të negociuar mes palëve për t’i shërbyer këtij qëllimi të përbashkët. “Presidenti duke ndjekur me vëmendje zhvillimet më të fundit politike në vend, mirëpriti gatishmërinë dhe vullnetin e shprehur për dialog të kryeministrit Berisha dhe liderit të opozitës Rama”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Presidenca. Duke përfunduar se në kontekstin e ri politik që është krijuar, presidenti i Republikës do të vijojë në ditët në vazhdim kontaktet paraprake të punës me kryeministrin Berisha dhe liderin e opozitës si dhe me bashkësinë ndërkombëtare për të përgatitur termat e bisedimeve që do të zhvillohen gjatë tryezës së përbashkët.