Tirane – Presidenti Topi dekreton hyrjen në fuqi të paketës ligjore për anëtarësimin në NATO

Presidenti Bamir Topi dekretoi hyrjen në fuqi të paketës ligjore për anëtarësimin në NATO, të miratuar në seancën e djeshme në kuvend. Duke përshëndetur votimin me unanimitet, presidenti ka theksuar se ligjet e miratuara nga Kuvendi kompletojnë kuadrin ligjor të anëtarësimit të vendit tonë në Aleancën e Atlantikut Verior. Ndër të tjera Presidenti ka konsideruar anëtarësimin e pritshëm të Shqipërisë në NATO si realizimin e një ëndrre integruese. Topi ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë për arritjen e madhe, duke theksuar se ky është një moment historik për vendin tonë, i cili u realizua edhe nëpërmjet vullnetit të partnerëve euroatlantikë.
Advertisement