Tiranë – Presidenti Topi dekreton falje për 37 të dënuar, mes tyre nënë Ferideja

Në njoftimin e publikuar në faqen e presidencës, thuhet se kreu i shtetit ka ushtruar të drejtën e faljes për një numër të dënuarish dhe për këtë ai është mbështetur në kritere, që lidhen me shlyerjen e fajit nga i dënuari dhe rehabilitimin e tij, gjëndjen shëndetësore, gjininë, moshën dhe llojin e veprës penale të të dënuarit. Në bazë të dokumenteve dhe informacioneve të ardhura nga institucionet përkatëse, si dhe atyre që kërkon ligji, Presidenti i Republikës ka dekretuar faljen e plotë ose të dënimit të mbetuar të dënuarve sipas dekretit numër 6122, datë 6 prill 2009. Ndërkohë mësohet se janë 37 të dënuar që falen nga kreu i shtetit ku nënë Ferideja është e 9-ta në listë.

Advertisement