Presidenti Topi dekoroi me Urdhrin “Nënë Tereza”, Nexhmije Zajmin (Pas vdekjes), me motivacionin: “Një ndër shembujt e ndritur në rrugën e vështirë të emancipimit të femrës shqiptare, që u ngrit mbi normat dhe mentalitetin e shoqërisë patriarkale dhe u bë një veprimtare e shquar shoqërore dhe profesioniste e zonja në fushën e gazetarisë”. Gjithashtu, Presidenti dekoroi me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, zonjat Adile Xhabijen, me motivacionin: “Për kontribut të veçantë si veprimtare për çështjen e emancipimit të femrës shqiptare dhe si një ndër gazetaret e para në vendin tonë, pas Luftës së Dytë Botërore”, si dhe Tefta Radin, me motivacionin: “Gazetares së mirënjohur të Radio-Televizionit Shqiptar që me punën profesionale dhe me personalitetin e saj u bë një ndër figurat më të respektuara të ekranit”.