Tiranë | Presidenti Topi bën thirrje për zbatimin e ligjit

Friday, December 19, 2025

Një takim i cili ka zgjatur për më shumë se një orë ka bërë që ambasadorët të lënë porositë e tyre te Kreu i Shtetit, i cili pas takimit shprehu mirënjohjen dhe falenderimin për kontributin për ndihmën e dhënë në situatat e karakterit politik. “Kemi diskutuar për situatën pas zgjedhjeve të 8 Majit, natyrisht që zgjedhjet ishin moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe unë gjej rastin të falënderoj qytetarët shqiptarë të cilët morën pjesë masivisht në zgjedhje. Natyrisht e thënë në mënyrë të përsëritur sikurse e ka dhe Kodi Zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese të bëra nga vullneti i dy partive politike, administrimi i procesit zgjedhor është përgjegjësi e partive politike. Pavarësisht nga kompozimi i institucioneve zgjedhore, detyrimi është konstitucional, ligjor dhe moral para të gjithë qytetarëve të cilët e kanë shprehur vullnetin e tyre”, deklaroi kreu i shtetit. Më tej ai tha se, gjatë takimit u shpreh dëshira për një përfundim sa më korrekt të procesit zgjedhor, i cili përfundon siç e parashikon ligji. Presidenti shprehu shqetësimin për rritjen e emocioneve politike dhe për ato episode që nuk janë të këndshme për asnjë vende. Më tej ai theksoi se, politika duhet ti kthehet procesit civil dhe të bjerë në terren qytetar, të mos krijojnë asnjë situatë tensioni dhe gjithçka do të vendoset sipas ligjit, sepse shtoi ai, ligji është i detyrueshëm të zbatohet nga të gjithë. Në përfundim Presidenti Topi deklaroi se, “Nëse te secili nga anëtarët e komisionit të administrimit të zgjedhjeve fshihen elementë partiakë, u bëj thirrje tu drejtohen ligjit dhe vetëm ligjit dhe të japin mesazhe për qetësi. Kemi pasur një shans jo të humbur por të vonuar dhe kjo e tregon edhe mosardhja e presidentit të KE në Tiranë”. Sipas tij në Europë ne nuk shkohet vetëm për disa politikanë, por atje shkohet për gjithë popullin shqiptar.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -