Tiranë | Presidenti Topi akuzon kryeministrin: nuk mban premtimet që i ka bërë shqiptarëve

alt

Në një prononcim për mediat, Kreu i Shtetit akuzoi kryeministrin se nuk po i mban premtimet që i ka bërë shqiptarëve, duke nisur që nga kompensimi i ish-pronarëve e duke vijuar me dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. “Ky personazh ka 22 vjet që i thotë shqiptarëve se do t’i kthejë pronat, por nuk ua kthen dhe që do të dëmshpërblejë ish-të përndjekurit, por nuk bën asgjë. Ndërkohë, që ky ka qënë programi i Partisë Demokratike, për të cilin ne jemi rivotuar në vitin 2005. Kjo punë nuk mund të shkojë me deklarata. Kryeministri ka 7 vjet në detyrë dhe nuk i ka mbajtur premtimet”, tha Topi, duke theksuar se është për hapjen e dosjeve dhe se me hapjen e tyre shqiptarët do të shohin çudira, edhe tek ata që merren me politikë. Reagimi i Presidentit të Republikës, erdhi një ditë pasi kryeministri Berisha e akuzoi se ka refuzuar të firmosë ligjin e dosjeve, në vitin 2009.

Advertisement