Tiranë | Presidenti Nishani uron besimtarët mysliman

Nishani thekson se “në këtë ditë të bekuar lutjet dhe falënderimet zënë vend në çdo sofër besimtari, ndërsa virtyte të bamirësisë, mirëdashjes, dhembshurisë dhe dashurisë për njerëzit, sidomos tek ata më në nevojë, ringjallet tek secili qytetar”. Më tej në mesazhin e urimit, Kreu i Shtetit u drejtohet edhe bashkatdhetarëve duke theksuar se “festa e sotme është një pjesë integrale e trashëgimisë shpirtërore të popullit tonë, ku, me tolerancën dhe harmoninë ndërfetare që na karakterizon në shekuj, ne i përcjellim njëri-tjetrit urimet më të ngrohta e të ndjera për mbarësi, mirësi e begati në familje, në jetë”. “Ky është një tregues i përkushtimit tonë për vlerat më të larta njerëzore, çfarë na fisnikëron si popull, promovon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në shoqëri, si dhe konsolidon përpjekjet tona të përbashkëta për një të ardhme të ndritur, për një të ardhme, të cilën ne e shohim të projektuar si pjesë e familjes së madhe evropiane, tek e cila afrohemi me vlera dhe trashëgimi kombëtare dinjitoze. Paçi ngahera në familjet tuaja shëndet, gëzim, paqe, begati e mirëqenie”, përfundon mesazhi urues i Presidentit Nishani për besimtarët myslimanë. 

Advertisement