Tiranë | Presidenti, kandidati i rradhës, Bujar Nishani

alt

Kështu u shpreh Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi pas tërheqjes së kandidatit të shpallur më parë nga mazhoranca, Artan Hoxha. Gjatë një prononcimi për mediat, Patozi konfirmoi se Artan Hoxha, është tërhequr nga gara presidenciale. “Bujar Nishani është një nga emrat e propozuar edhe dje në tryezën e negociatave”, tha Patozi, ndërsa shtoi se, “për shkaqe teknike, seanca shtyhet dhe do të zhvillohet në orën 5 mbasdite, të ditës së sotme”.