Tiranë – Presidenti i Turqisë vizitë dy ditore në vend

Presidenti i Republikës, Bamir Topi do e mirëpresë homologun e tij turk përgjatë një ceremonie zyrtare që do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Në vijim dy Presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë e më pas do të drejtojnë bisedimet bilaterale mes delegacioneve respektive. Në prani të dy Presidentëve do të nënshkruhet edhe Protokolli i Bashkëpunimit mes Ministrive të Punëve të Jashtme reciproke. Në përfundim, Presidenti Topi dhe Presidenti turk Gyl do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërsa ditën tjetër, dy Presidentët do të përshëndesin punimet e Forumit të Biznesit Shqiptaro-Turk. Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë, Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl do të takohet me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Sali Berisha, si dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Agjenda e Presidentit turk Gyl përfshin dhe një vizitë në Kolegjin Turk “Mehemet Akif”, si dhe pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e hapjes së Qendrës kulturore “Yunus Emre”.

Advertisement