Tiranë – Presidenti i PPE përshëndet fitoren e së djathtës

“Jam shumё i kёnaqur qё Kryeministri Berisha ka siguruar njё shumicё kaq tё fortё nё parlament. Kjo do ta lejojё atё tё krijojё njё qeveri pro-Europiane, qё do tё vazhdojë zbatimin e reformave tё sukseshme tё Shqipёrisё”- u shpreh Presidenti i Partive Popullore Europiane, z Wilfried Martens. Presidenti Martens i dha mbёshtetje tё plotё Kryeministrit Berisha gjatё vizitёs sё tij nё Shqipëri, nё 48 orёt e fundit tё fushatёs elektorale. Gjatё kësaj vizite, Presidenti Martens nё takime tё shumta me publikun dhe nё media shprehu mbёshtetjen ndaj Partisё Demokratike.